|
Projekti - FACTS 3
SHKARKO BROSHURËN MBROJTJA DHE SIGURIA NË INDUSTRINË E MOBILERISË NË BE
Hyrje Komisioni Evropian është duke iu ndihmuar vendeve ballkanike për ta përgaditur anëtarësinë e tyr ene Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim jo vetëm që do ta plotësoje Bashkimin Evropian, por edhe do ta ndihmojë këtë rajon i cili ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme. Idustria e mobiljeve në Bashkimin Evropian është një nga industritë më të hapura. Shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimi jo vetëm që janë bërë një zakon i pëforcuar por janë bërë edhe mjete dhe nevojë për industrinë për ta ruajtur pozitën e saj udhëheqëse në nivel botëror. Prandaj mirëpritja dhe ndihma e industrisë në vendet kandidate është bërë një pritoritet mirë i njohur. Në industrinë e mobiljeve në Bashkimi Evropian, shëndeti dhe siguria janë një nga shqetësimet më të mëdha si të punëtorëve ashtu edhe të punonjësve. Kjo pasqyrohet në programin punues të partnerëve shoqëror të Komitetit Evropian për Dialog Shoqëror në sektorin e Mobiljeve i cili çdo vit përfshinë veprimet për përkrahjen dhe zbutjen e situatës në terren. Autoritetet ligjvënëse kanë miratuar një varg të tërë të masave ligjvënëse për krijimin e një kornize ligjore për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në shumë zona të ndryshme. Në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, organizatat e punëdhënësve dhe punonjësve, autoritetet kombëtare dhe lokale, shkollat, qendrat teknike dhe të fundit por jo më pak të rëndësishme, kompanitë bëjnë përpjekje të mëdha për t'iu përmbajtur këtyre legjislacioneve dhe për të përmirsuar vazhdimisht shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës. Qëllimi i projektit FACTS III, që ka partnerë në mesin e organizatave punëdhënëse dhe organizatave të punonjësve si në nivelin evropian ashtu edhe në atë të vendeve kandidate, është ti shkëmbej dhe ndaj përvojat me Vendet Anëtare të BE-së në këtë fushë me ato të vendeve kandidate. Projekti FACTS III financohet nga Komisioni Evropian përmes Programit të tij IPA 2008 - Civil Society Facility - Përkrahja në Veprimet e Partneritetit "Mjedisi, Efikasiteti i Energjisë dhe Shëndeti dhe Siguria në Punë". Partnerët e projektit dëshirojnë sinqerisht t'ju falemnderojnë shërbimeve të Komisionit për mundësimin e kësaj pune. Ky dokument është një mjet i përpiluar për ta njohur industrinë e mobiljeve në këto vende kandidate me politikat e shëndetit dhe sigurisë ashtu siç ndërlidhet me industrinë e mobiljeve dhe ti ndihmoj vendeve kandidate drejt përgatitjes për përmbushjen e kushteve të legjislacionit të Bashkimit Evropian kur ai zbatohet nga vendet me rastin e pranimit të tyre në Bashkimin Evropian. Bart De Turck Sekretar i Përgjithshëm i UEA Menaxher i projektit FACTS III |