Fillimi
Shqip | English | Srpski
 

web faqja është përkrahur nga
granti i USAID

USAID

 
Lesna PDF Shtypni E-post
Vendi 

 Prishtinë
  Adresa

 Zona Industriale
Kontakti

 Bekim Deshishku
 Tel/Fax

 038/548 -127; 038/ 548- 125
 Mobil

044104104
 Email

 
 Web

 www.lesna.net
  
Image
LESNA është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet e saja qysh në vitet e 80 ta, si një degë regjionale e kompanisë së mirënjohur ,,Lesna’’ nga Sllovenj Gradec në Slloveni. Pastaj në vitet ‘90 u transformua në ndërrmarrje private dhe qysh atëherë vepron në sektorin privat të Kosovës. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin, tregtinë, ndërtimtarinë dhe investimet.
Në fillim të viteve 90 ta, ,,Lesna’’ kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve sllovene, si shitës ekskluziv për Kosovë. Gjatë periudhës para konfliktit të vitit 1998, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia në prodhimtari, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) në shtator të vitit 1997. Gjatë periudhës së pasluftës, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve.
Ne kuadër të ndërmarrjes ,,Lesna’’ tashti gjenden këta sektorë:
- Sektori i prodhimit është i ndarë në katër vija kryesore të prodhimit : prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja , prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri , prodhimi i xhamave termopan si dhe prodhimi i roleteve të brendshme dhe të jashtme
- Sektori i shitjes (tregtisë) ,,Lesna’’ vazhdimisht ofron një asortiment të gjërë të prodhimeve të ndryshme, si nga vijat e veta të prodhimit, ashtu edhe nga tregtia me vendet tjera – importi.Prodhimet e ofruara nga ,,Lesna’’ përfshijnë, por nuk limitohen në
- Sektori i ndërtimtarisë përbëhet nga zyra e ndërtimit ku bëhen projekte adekuate për propozime ideore të programeve të kërkuara. Këtu është i vendosur si grupi i projektimit, ashtu edhe grupi implementues i projekteve
Image 
Prodhimet
LESNA vazhdon të ofrojë një asortiment të gjerë të prodhimeve të natyrave të ndryshme përmes vijave të prodhimit apo përmes tregtisë dhe të importit jashtë vendit. Ofertat e produkteve nga ,,Lesna’’, përmes prodhimit dhe tregtisë, përfshijnë këto prodhime, por nuk janë të limituara:
Image
• dyer dhe dritare – të plastikës dhe të drurit
• xhamin termopan
• dyer të hyrjes prej druri dhe plastikës
• dyer të blinduara
• dyer të garazhave
• shkallë tavani prej druri
• rolete të brendshme dhe të jashtme për dritare
• mekanizma të ndryshëm
• pajisje shtëpiake
• mobile
• komponentet e brendshme, komplet orenditë për kuzhinë
• materiale për ndërtim dhe material izolues
• laminat, parket,llajsne etj.
• prodhime dhe materiale sanitare duke përfshirë pllakat e qeramikës.
• konstruktim dhe ndërtim – dizajne enteriere dhe eksteriere.
• dhe materiale tjera.
Links

FORDAQ Network

Albexpo

Pseudonimi

Fjalėkalimi

Mė mbani mend
Keni humbur fjalėkalimin
Ende kurfar konto? Krijoni njė

 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara - Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
Mendimet e shprehura në web faqe nuk paraqesin pikëpamjet e Agjensionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara